Labinot Tahiri i thotë Liburn Aliut: Dil edhe ti dorëzo pasaportat
Deputetin e AKR-së, Labinot Tahiri e ka zemëruar deklarata e deputetit i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, i cili duke reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se “mashtrimi i Kryeministrit me pretendimin se ka kërkuar zvogëlim të pagës së tij, është më skandaloz se mashtrimi i Labit me pasaportë”.
Ndaj kësaj deklarate të deputetit Liburn Aliu, ka reaguar deputeti Tahiri, duke thënë se “Liburn Aliu, deputeti i parë që ka reagua për mua , e paska quajtur mashtrim punën e pasaportave të mia!”
Postimi i plotë i Tahirit:“Liburn Aliu, deputeti i parë që ka reagua për mua , e paska quajtur maashtrim punën e pasaportave të mia!Të them të drejtën nuk e di që vetëm njeherë kam mashtruar një fëmijë, të rinjët apo të moshuarit, në cilen do rrugë që isha , edhe sot ku jam.Liburn, unë politik me qytetarin nuk di të bëj, por shpresë di të jap!Nëse paskam mashtruar dikend në këtë vend, dil pra edhe ti dhuroi pasaportat , dhe jem nërregull pastaj për mashtrimin!Qudi është me këtë vend, por po vazhdoj të eci me mendjen time ashtu si e do vullneti im për vendin dhe qytetarët e mi.Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”(sic.), ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/


