Please enter at least 3 characters.

LA Clippers rikthehen te fitorja në NBA, mposhtin me rezultat të thellë Clevelandin

2020/02/1581320709_williams_11pehq1jzes4y1wddy0fx917p2.jpg

Los Angeles Clippers është rikthyer te fitorja në NBA.

Skuadra nga Kalifornia ka triumfuar në udhëtim te Cleveland Cavaliers me 41 pikë epërsi 92:133.

Qysh në çerekun e parë Clippers treguan se donin ta fitonin këtë takim kur i mbyllen 12 minutat e para me 15 pikë diferencë 21:36.

Lou Williams ishte basketbollisti më efikasi në këtë takim me 25 pikë, pesë kërcime e tri asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Paul George që shtoi 22 pikë si dhe qendra Harell që kontribuoi me 19 pikë e nëntë kërcime.

Qendra Andre Drummond debutoi me Cavs dhe ishte basketbollisti më efikas tek vendasit me 19 pikë e 14 kërcime. /Telegrafi/Rezultatet:

Atlanta Hawks – New York Knicks 140:135

Philadelphia 76ers – Chicago Bulls 118:111

Washington Wizards – Memphis Grizzlies 99:106

Houston Rockets – Utah Jazz 113:114

Cleveland Cavaliers – LA Clippers 92:133

Portland Trail Blazers – Miami Heat 115:109