Please enter at least 3 characters.

Kylie merr vëmendjen me pozën më bikini në festën e ditëlindjes së Kim

2019/10/Kyliefk.jpg

Kylie Jenner e ka kaluar fundjavën me familjen dhe miqtë në Palm Springs, në kuadër të festimit të ditëlindjes së Kim Kardashian.

Mirëpo, ajo ishte kujdesur që e gjithë vëmendja të jetë tek ajo, duke qenë se ka sjellë disa poza me bikini.

22-vjeçarja ka pozuar pranë pishinës, ndërsa ka vënë në plan të parë figurën mbresëlënëse trupore.

Në njërën prej fotografive të publikuara në Instagram, Kylie shfaqet bashkë me shoqen e saj të ngushtë, 29-vjeçaren Yris Palmer, e cila po ashtu shfaqet me bikini.

Secila fotografi i ka marrë mbi shtatë milionë pëlqime, ndërsa nuk kanë munguar edhe komentet e pjesëtareve tjera të familjes. /Telegrafi/