Ky është urimi i Baily-t për Qeverinë e re të Maqedonisë (Cicërimë)
01/06/2017
Jess Baily, ambasador i SHBA-ve në Maqedoni ka uruar formimin e qeverisë së re të Maqedonisë duke premtuar partneritet për zbatimin e reformave në vend, shkruan Telegrafi Maqedoni.
''Uroj Qeverinë e re dhe kryeministrin Zoran Zaev për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë. SHBA-të do të jenë mik dhe partner i vendit. Do të punojmë bashkë për reformat që e afrojnë vendin me BE-në dhe NATO-n. Gjithashtu, prioritet do të jetë edhe sundimi i shtetit ligjor.'' ka shkruar në Twitter Baily.
Kujtojmë se SHBA-të kishin rol kyç në largimin e krizës politike në vend. /Telegrafi/


