Please enter at least 3 characters.

Ky është profili i Stefano Piolit, njeriut që sipas medieve italiane është trajneri i ardhshëm i Interit

2016/11/CjzpI_CUgAEbMNU.jpg

Me t’u shkarkuar Frank de Boer, mediat në Itali kanë filluar të shkruajnë se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Interit.

Në fundjavë pritet që drejtuarit e Neroazzurrëve të mblidhen në Milano dhe të zgjedhin trajnerin e ri.

Në media po qarkullojnë emra si Guss Hiddink, Andre Villa-Boas, Lauren Blanc, Leonardo, Marcelo Bielsa, por listës i prinë Sefano Pioli.

Por, kush është Stefano Pioli?

Italiani në të kaluarën ka drejtuar klube si: Parma, Sassuolo, Chievo, Palermo, Bologna dhe si fundmi Lazio.

La Gazzetta dello Sport e përshkruan atë si një trajner shumë të ekuilibruar, por pak mediatik dhe i dhënë shumë pas taktikave.

Si trajner ai ka filluar nga të rinjtë, por me punë të madhe ka kaluar pothuajse gjithçka, promocione, fitore, humbje dhe shkarkime.

Aventura e fundit e tij ishte ajo me Lazion, ai arriti që deri në një periudhë të mbajë Lazion në vendin e tretë, por pastaj pësoi një rënie.

Luan me katër mbrojtës dhe me tre sulmues dhe i pëlqen të bëjë lojë të sigurt. /Telegrafi/