Please enter at least 3 characters.

Ky është pinguini i parë në botë që ka bërë një skanim MRI, pasi tundej shumë kur ecte

2023/04/Penguin.png

Chaka, një pinguin që jeton në qendrën Sea Life, Weymouth të Anglisë po tundej shumë teksa ecte.

Pinguini i vogël shkaktoi aq shumë shqetësime, sa që veterinerët vendosën se ai kishte nevojë për një skanim për ta kuptuar pse ishte kaq i paqëndrueshëm në këmbët e tij të vogla, transmeton Telegrafi.

Kështu Chaka-s, iu caktua një skanim MRI (Imazh me Rezonancë Magnetike) në qendrën Specialistët Veterinarë të Shpellave në Somerset, duke e bërë atë të parin të llojit të vet që bën një skanim të tillë.

Skanimi shkoi pa probleme dhe demonstroi fatmirësisht se Chaka është plotësisht i shëndetshëm.

Edhe pse ndonjëherë qëndron pak i lëkundur, ai do të jetë në gjendje të shijojë një jetë të plotë dhe të pasur me shokët e tij pinguinë në qendrën Sea Life. /Telegrafi/