Kuvendi të enjten seancë plenare, debat parlamentar për organizimin e arsimit gjatë pandemisë
Kuvendi i Kosovës të enjten do të mbajë seancë plenare, ndërsa në rend dite është debati parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet gjatë pandemisë COVID-19.
Seanca plenare nis në ora 10:00.
Rendi i ditës
Deklarimet jashtë rendit të ditës,Pyetjet parlamentare,Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2020,Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media,Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19./Telegrafi/


