Please enter at least 3 characters.

Kuvendi Shqipërisë voton sot buxhetin e vitit 2025, Berisha kthehet pas 11 muajsh mungesë

2023/07/sali-berisha.jpg
705:"Deputeti Sali Berisha duke folur gjate nje seance parlamentare, ku u disktutua mbi raportin e DAP per vitin 2022 si dhe per situaten e krijuar ne veri te Kosoves. Deputetet e opozites kane kerkuar qe te behet publik drafti i derguar presidentin francez dhe kancelarit gjerman per asosacionin e bashkive me shumice serbe ne veri te Kosoves./r/n/r/nMP Sali Berisha speaking during a parliamentary session, where the MP discussed the DAP report for 2022 as well as the situation created in the north of Kosovo. The opposition MPs have requested to make public the draft sent to the French president and the German chancellor for the association of municipalities with Serbian majority in the north of Kosovo.
12:"MALTON DIBRA

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë sot buxhetin e vitit 2025. Pasi ka kaluar shqyrtimin dhe diskutimet në të gjitha komisionet parlamentare, tashmë buxheti do të miratohet nen për nen dhe në tërësi në Kuvend.

Në seancën e sotme rikthehet pas gati një viti mungese për shkak të arrestit shtëpiak kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili buxhetin prej 8.2 miliard eurosh e ka konsideruar si draftin e vjedhjeve të mëdha.

Rikthimi i Sali Berishës përkon me depozitimin e 34 amendamenteve të PD-së për buxhetin e vitit të ardhshëm, mes të cilave dy mbajnë firmën e tij. Ndërkohë, 11 amendamente janë depozituar nga Partia e Lirisë, përmes së cilave kërkohet një shtesë në buxhet me rreth 45 miliardë lekë.

Një ditë më parë kreu i grupit të Partisë Socialiste Niko Peleshi u ka kërkuar deputetëve të jenë të pranishëm dhe aktiv në seancën e sotme ku do të diskutohet buxheti. Në porosinë që u dha deputetëve socialistë ishte vëmendja në amendamentet e PD-së për buxhetin.

Ndër amendamentet e propozuara nga PD përfshihet caktimi i minimumit jetik në 200 euro, rritja e pensioneve dhe deri te shtimi i fondeve për Onkologjikun etj. Ndërsa Partia e Lirisë ndalet tek pensionet, rritja pagave por dhe ndihmës ekonomike kryesisht.

Në parim buxheti me një vlerë prej 8.2 miliardë euro u votua në 19 dhjetor mes debateve dhe protestave me 75 vota pro, 40 kundër dhe asnjë abstenim. /Telegrafi/