Kuvendi pritet të formojë 45 grupe të miqësisë (Video)
14/09/2015
Kryetari i këtij Komisioni, Enver Hoxhaj, e vlerësoi si jashtëzakonisht të rëndësishme themelimin e këtyre grupeve. Megjithatë ai tha se grupet parlamentare duhet të kenë parasysh disa kritere në caktimin e deputetëve për të qenë pjesë e këtyre grupeve.
Ndërkaq, Zafir Berisha, anëtari i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme nga Nisma për Kosovën e ka vlerësuar si urgjente themelimin e këtyre grupeve. Ai madje propozoi qe të formohet grup miqësie edhe me Serbinë.
Ndërkaq, Puhie Demaku nga Lëvizja Vetëvendosje ka ngritur shqetësimin më koncentrimin e deputetëve në disa grupe ndërsa, në grupe tjetër vërehet interesim i vogël për të qenë pjesë e tyre
Për më shumë ndiqeni kroniken e Tribuna Channel.


