Please enter at least 3 characters.

Kushëriri i talentuar i Haaland nënshkruan për klubin e tij të vjetër

2020/06/ErlingHaaland-2-e1592515766581.jpg
245:"DORTMUND, GERMANY - JUNE 17: Erling Haaland of Dortmund reacts after the Bundesliga match between Borussia Dortmund and 1. FSV Mainz 05 at Signal Iduna Park on June 17, 2020 in Dortmund, Germany. (Photo by Friedemann Vogel/Pool via Getty Images)
31:"Friedemann Vogel/Pool via Getty

Kushëriri i talentuar i Erling Haaland është duke i ndjekur hapat e sulmuesit të Borussia Dortmundit, pasi ka nënshkruar për Molde.

Albert Braut Tjaaland ka dëshmuar se aftësia golashënuese rrjedh në familjen e tyre duke i shënuar 40 gola në ekipin Bryne FK që bën gara në ligën e dytë norvegjeze.

Tash, talenti i 16-vjeçarit është shpërblyer me një kontratë me kampionin e Norvegjisë.

(Foto: moldefk.no)

Tjaaland do t’i bashkohet Akademisë së Moldes në muajin korrik dhe do të shpresojë që të zhvillohet dhe të bëhet ylli kryesor në të ardhmen.

Një transferim të ngjashëm kishte bërë Haaland në vitin 2017 kur kishte shënuar 20 gola në 50 paraqitje dhe pastaj ishte transferuar te Red Bull Salzburg.

Aktualisht luan në Bundesliga te Dortmundi, ku i shënoi 14 gola në 15 ndeshjet e para dhe është një prej sulmuesve më të kërkuar nga klubet e mëdha. /Telegrafi/

(Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)