Please enter at least 3 characters.

Kush qëndroi prapa koreografisë madhështore të ndeshjes Kosovë - Mali i Zi?

2019/10/72145851_2789388064404901_1341447895768891392_n-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Tifozët e Kosovës ‘Dardanët’ në ndeshjen me Malin e Zi, shpalosën një koreografi të mrekullueshme, ku shihej sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi si dhe mbishkrimi ‘BesaBesë’.

Emocioni që u transmetua gjatë shpalosjes së koreografisë ishte një moment për t’u mbajtur në mend.

Kjo koreografi u dizajnua nga Base Agency, që është një nga agjencitë më të mëdha të marketingut në Kosovë dhe e cila gjithmonë sjell projekte interesante për publikun.

Baneri i madh që u zbulua dje në fillim të ndeshjes ishte i përmasave të mëdha ku vetëm gjerësia e tij ishte 32 metra.

Ky ilustrim i përgatitur nga Base Agency është duke u pëlqyer jashtëzakonisht shumë edhe në rrjete sociale.