Kush është 18-vjeçari i Marokut që mahniti ndaj Brazilit - ai fiton zemrat e tifozëve me paraqitjen e tij
Ndeshja mes Brazilit dhe Marokut në Kupën e Botës solli në qendër të vëmendjes emra të mëdhenj si Vinicius Junior, Raphinha, Brahim Diaz dhe Achraf Hakimi, por ishte një 18-vjeçar ai që bëri më shumë përshtypje te tifozët dhe analistët.
Bëhet fjalë për Ayyoub Bouaddi, talentin e Lilles, i cili së fundmi vendosi të përfaqësojë Marokun në nivel me kombëtare, pasi më parë ishte pjesë e grupmoshave të Francës.
Mesfushori i ri zhvilloi një paraqitje të pjekur dhe plot personalitet ndaj Brazilit, duke ndihmuar skuadrën e tij të dilte nga presioni i brazilianëve dhe duke treguar qetësi të admirueshme me topin në këmbë.
Statistikat e tij flasin qartë për ndikimin në lojë
- 60 nga 66 pasime të sakta (91%)
- 29 nga 33 pasime të sakta në gjysmën kundërshtare (88%)
- 31 nga 33 pasime të sakta në gjysmën e tij (94%)
- 1 top i gjatë i saktë nga 1 tentativë (100%)
Sipas Sofascore, Bouaddi u vlerësua me notën 7.0, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të Marokut në barazimin 1-1 ndaj Brazilit.
Paraqitja e tij shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ku tifozë të Arsenalit, Liverpoolit dhe Manchester Unitedit kërkuan që klubet e tyre të lëvizin për transferimin e talentit maroken.
Bouaddi nuk është një emër i panjohur në Francë. Pavarësisht se është vetëm 18 vjeç, ai ka regjistruar tashmë mbi 90 paraqitje me ekipin e parë të Lilles dhe mban rekordin si lojtari më i ri që ka luajtur në një kompeticion evropian për klubet, pasi debutoi në moshën 16 vjeç e 3 ditë.
Reminder: Ayyoud Bouaddi is 18 years old. 🇲🇦💫 pic.twitter.com/NmTSQ6gUZt
— Ligue 1 English (@Ligue1_ENG) June 13, 2026
Ndeshja ndaj Brazilit mund të ketë qenë momenti që e prezantoi atë para publikut botëror. Nëse vazhdon me këtë ritëm zhvillimi, Ayyoub Bouaddi pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të futbollit evropian në vitet e ardhshme. /Telegrafi/


