Please enter at least 3 characters.

Kusari-Lila thotë se Agim Veliu u shkarkua për shumë arsye

2019/03/Mimoza-Kusari-Lila-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439.jpg

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Agim Veliu është shkarkuar nga pozita e tij si ministër i Punëve të Brendshme për shumë arsye.

Kusari-Lila deklaroi se kryeministri, Albin Kurti do t'i shpjegojë të gjitha arsyet, transmeton Telegrafi.

"Është një mori rrethanash që kanë ndikuar në vendimin e Albin Kurtit për shkarkimin e Agim Veliut. Kurti do t'i shpjegojë arsyet, ka të bëjë me mospërfshirjen e policisë në situatën aktuale, mos angazhimin e tij në Këshillin e Sigurimit. Kurti ka informuar Isa Mustafën për shkarkimin e Veliut dhe ai e ka konfirmuar atë", tha Kusari-Lila në t7.

Më tej ajo deklaroi se shkarkimi i Veliut lidhet me atë se kush duhet të jetë përgjegjës t'i menaxhojë situatat, presidenti apo kryeministri./Telegrafi/