Please enter at least 3 characters.

Kurti uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit


Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit.

Ai ka uruar shqiptarët kudo që janë.

“Gëzuar festën e Kurban Bajramit besimtarëve myslimanë, qytetarëve tanë, shqiptarëve kudo!

Le të udhëhiqemi çdo ditë nga dashamirësia dhe zemërgjerësia, solidariteti dhe respekti, duke synuar më të mirën për tjetrin dhe shoqërinë. T’i ndajmë të mirat me miq, fqinjët e nevojtarët, si mirënjohje për bekimet që gëzojmë dhe ushtrim për sakrificën si virtyt i lartë njerëzor.

Paçim gjithmonë mirësi, begati e mbarësi”, shkruan Kurti. /Telegrafi/