Please enter at least 3 characters.

Kurti takohet me personalitete të ndryshme në Tel Aviv, bisedon për Kosovën dhe kombin shqiptar

2019/08/67724272_654067895093098_868184238241873920_n.jpg

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me sekretarin për marrëdhënie të jashtme të VV-së, Kreshnik Ahmetin kanë takuar personalitete të ndryshme gjatë qëndrimit në Tel Aviv.

Kurti përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se në Tel Aviv ka biseduar për gjendjen e Kosovës dhe të kombit shqiptar në përgjithësi.

"Gjatë qëndrimit në Tel Aviv, me rastin e mbledhjes së Internacionales Socialiste, bashkë me Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kreshnik Ahmetin, takuam edhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Izrael, z. Bardhyl Canaj, Drejtoren e Komitetit Amerikano-Hebraik, znj. Avital Leibovich, si dhe Shoqatën e Miqësisë Izrael-Shqipëri të udhëhequr nga znj. Felicita Jakoel. Biseduam për marrëdhëniet bilaterale dhe gjendjen në shtetin e Kosovës e të kombit shqiptar në përgjithësi", ka shkruar Kurti në Facebook./Telegrafi/