Please enter at least 3 characters.

Kurti pret në takim ambasadorin Hargreaves, flasin edhe për hapat drejt formimit të qeverisë

Kryeministri Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

"Roli i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, rëndësia e forcimit dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe rritja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si dhe hapat drejt formimit të qeverisë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, ishin ndër temat e diskutimit", njofton Zyra e Kryeministrit.

Ambasadori Hargreaves e uroi Kryeministrin për njohjen nga shteti i Kenias.

Kurti e falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkëpunimin e ngushtë./Telegrafi/