Kurti pas takimit me Orav: Kosova synon statusin e vendit kandidat në BE
Kryeministri i Republika e Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në zyrën e tij Shefin e Zyrës së Bashkimi Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.
Ambasadori Orav e përgëzoi kryeministrin Kurti për formimin e qeverisë së re dhe për miratimin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për vendin.
“Urime për formimin e qeverisë dhe për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian, një hap i rëndësishëm për Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian”, tha Orav.
Kurti falënderoi ambasadorin Orav dhe ritheksoi përkushtimin e Kosovës ndaj Bashkimit Evropian, duke nënvizuar nevojën për statusin e vendit kandidat dhe përshpejtimin e reformave.
“E falënderova ambasadorin Orav për urimet dhe për aprovimin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, i cili ka një vlerë prej 882.6 milionë euro, nga të cilat afër 30 për qind janë grante dhe mbi 70 për qind kredi. Republika e Kosovës do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm dhe serioz i Bashkimit Evropian. Është e nevojshme që sa më parë të marrim statusin e vendit kandidat dhe pyetësorin nga Komisioni Evropian për të përshpejtuar agjendën e reformave, që do të mbetet prioritet i qeverisë sonë”, tha Kurti.
Kurti gjithashtu ritheksoi se Bashkimi Evropian mbetet partner strategjik i Kosovës në fushat e paqes, sigurisë dhe zhvillimit, dhe se qeveria do të vazhdojë të kontribuojë aktivisht në këtë partneritet. /Telegrafi/


