Please enter at least 3 characters.

Kur Samanta Karavella ishte një 'trazovaçe' e vogël (Video)

2017/02/sami.jpg

Këngëtarja Samanta Karavella është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të skenës.

Ajo është pjesë e labelit "Max Production", gjersa është bërë e ditur se shumë shpejt do të vijë në një bashkëpunim me reperin 2 Ton.

Ndërkohë, këngëtarja është shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.

Së fundmi, ajo është bërë nostalgjike, duke ndarë me fansat në Instagram një video, e cila tregon se si dukej Samanta kur ishte shumë e vogël.

Në atë kohë ajo mbante një kapele në kokë, e cila siç thotë Samanta i jepte një pamje "gangsta (rebele)".

Por një gjë vërehet mjaft mirë, që pasioni i saj për muzikën nuk ka munguar që në fëmijëri. /Telegrafi/