Please enter at least 3 characters.

Kur Dua Lipa luante në serialin vendor "Familja Moderne"

2019/07/pesta-e1562273784497.jpg
179:"MADRID, SPAIN - NOVEMBER 02: Dua Lipa attends during 'LOS40 Music Awards' 2018 at WiZink Center on November 2, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Juan Naharro Gimenez/Getty Images)
12:"Getty Images

Sot ajo është një prej artisteve më me nam në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Dua Lipa nisi që e vogël të merrej me art, veçse ndryshe nga muzika, ajo fillimet i ka pasur si aktore duke u bërë pjesë e një seriali vendor në Kosovë.

Bëhet fjalë për vitin 2005, ku ajo ishte paraqitur si një nga protagonistet e serialit shumë të ndjekur humoristik të asaj kohe, "Familja Moderne".

Dua kishte luajtur rolin e një vajze të vogël në shkollë, e cila në serial ishte mike e personazhit Roberti, i luajtur nga aktori Lekë Berisha.

Skena ishte xhiruar në Londër, kryeqytetin britanik kua Dua u lind dhe u rrit, teksa në serial shihet duke u përshëndetur me mikun e saj, duke ia kujtuar që mos t'i harrojë detyrat e shtëpisë.

Edhe Wikipedia në biografinë zyrtare të Dua Lipës citon faktin se "Familja Moderne", ishte shfaqja e saj e parë televizive në të cilën Dua mori pjesë.

Përndryshe, artistja me prejardhje nga Kosova debutoi në muzikë në vitin 2013, duke u bërë pjesë e reklamës promovuese të shout të talenteve, "X Factor". /Telegrafi/