Please enter at least 3 characters.

Kuçi: PDK i merr iniciativat, të tjerët i shkojnë mbas (Video)

2017/04/Hajredin-Kuci-raporton-para-deputetve-te-Komisionit-per-Integrime-Evropiane-foto-Ridvan-Slivova-5-e1645045602854.jpg
14:"Ridvan Slivova

Në Kolegjin ISPE për një ligjëratë këtë të enjte ishte zëvendëskryeministri nga PDK-ja, Hajredin Kuçi.

Atë studentët e pyetën se kujt po i konvenon mocioni i mosbesimit kundër qeverisë, për të cilën Kuçi dha një përgjigje interesante.

“PDK, ka politika të ndara, por zakonisht PDK i merr iniciativat, të tjerët i shkojnë mbas”, ka thënë Kuçi.

Tutje zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, tha se Kosova nuk do t’i bashkohet idesë për një union të përbashkët doganor në Ballkan.

Hajredin Kuçi pos tjerash foli edhe për kërkesën e Organizatës së Veteranëve të Luftës, për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale, ku tha se nëse Kuvendi vendosë për një gjë të tillë, ekzekutivi do ta respektojë.