Kthjellime e vranësira kalimtare, moti të shtunën
15/11/2025
Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ndërsa moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.
Deti – Valëzimi në det i forcës 1-2 ballë.


