Please enter at least 3 characters.

Kthimi i emigrantëve që qëndruan tri ditë në Shqipëri, mediat italiane: Janë të frikësuar dhe të tronditur

2024/10/5845170f6ffb35e25c337e28a809368d.jpg
801:"E' entrata nel porto di Bari la motovedetta della guardia costiera italiana con a bordo i 12 migranti provenienti dal centro italiano di permanenza per il rimpatrio di Gjader per i quali è stato disposto il rientro in Italia dopo che il tribunale di Roma non ha convalidato il loro trattenimento all'interno del centro, Bari, 19 ottobre 2024. La motovedetta è partita dall'Albania questa mattina attorno alle 9.30. // The Italian coast guard patrol boat entered the port of Bari carrying the 12 migrants from the Italian detention center for the repatriation of Gjader for whom the return to Italy was ordered after the Rome court did not validate the their detention inside the centre, in Bari, Italy, 19 October 2024. The patrol boat left from Albania this morning around 9.30. ANSA/DONATO FASANO
4:"ANSA

12 emigrantët nga Afrika, të cilët larguan sot nga Gjadri pas vendimit të Gjykatës së Romës, kanë mbërritur në Bari të Italisë.

Shtatë bangladeshas dhe pesë egjiptianë do të dërgohen në qendrën e pritjes për azilkërkuesit në Bari.

Agjencia e lajmeve Ansa, raporton se një dekret ligjor do të kalojë të hënën në Këshillin e Ministrave, i cili do të funksionojë nga dita e nesërme.

Kjo, sipas burimeve të Ansas, është mjeti rregullator që po punohet për “zgjidhjen” për të cilën foli dje kryeministrja italiane, Georgia Meloni, pas vendimit të Gjykatës së Romës.

Ditën e djeshme seksioni i emigracionit në Gjykatën e Romës nuk e ka vërtetuar ndalimin e tyre brenda qendrës.

Në orët e ardhshme më pas emigrantët do të hipin në varkën e patrullimit të mbërritur në Bari.

Emigrantët që u kthyen sot në Itali nga Shqipëria dhe mbërritën në Qendrën e Azilkërkuesve në Bari, u shfaqën, sipas ANSA-s, “të frikësuar dhe të tronditur”.

Ata kanë frikë të flasin me njëri-tjetrin sepse kanë frikë se çdo gjë që thonë mund të rrezikojë rrugën e tyre ligjore dhe qëndrimin e tyre në Itali.