Please enter at least 3 characters.

KSHZ do të diskutojë për kërkesat për referendum së bashku me zgjedhjet lokale

2017/09/kshz-n-euml-maqedoni-mban-mbledhjen-e-radh-euml-s_hd.jpg

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot pasdite në seancë di të rishikojë informacionet për kërkesat e dorëzuara për mbajtjen e referendumeve së bashku me zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Anëtarët e KSHZ-së duhet të sjellin vendim edhe për ofertën më të volitshme për shtypjen e listës zgjedhore, prokurimin e materialit promovues, transportimin e materialeve dhe për zgjedhjen e një operatori për përkthimin e materialit zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu duhet të rishikohen edhe kërkesat e Fondacionit Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore - IFES, Ambasada Amerikane dhe OSBE-së, për monitorimin e zgjedhjeve lokale./Telegrafi/