Please enter at least 3 characters.

​Kryetari i PDK-së kujton Bajram Rexhepin: Jeta e tij ishte me sfida, beteja e fitore për Kosovën

2021/07/PDK-Konventa-10-Memli-Krasniqi-foto-Ridvan-Slivova-70-e1625689832611.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar Bajram Rexhepin në katërvjetorin e vdekjes.

Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se jeta e Bajram Rexhepit ishte një tregim i jashtëzakonshëm, plot sfida, beteja e fitore.

Lexoni të plotë postimin e Krasniqit:

Jeta e Bajram Rexhepit ishte një tregim i jashtëzakonshëm, plot sfida, beteja e fitore. Në momentet më të vështira për njerëzit e Kosovës, ai ishte aty, çdo herë. Në luftë për të shëruar plagët, në paqe për të ndërtuar shtetin. Gjithmonë i guximshëm dhe i drejtë. Zë i arsyes që nuk i ikte përgjegjësisë. Sot, në përvjetorin e shkuarjes së tij në amshim, e kujtojmë me respekt për humanizmin e tij, për kolegialitetin e pashoq dhe për punën e përkushtimin e madh për qytetarët dhe vendin tonë. /Telegrafi/