Please enter at least 3 characters.

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje, pa prezencë të mediave

2020/03/kreysia.jpg

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot mban mbledhjen e radhës.

Mbledhja e Kryesisë do të mbahet në ora 11:00.

Në rend dite janë:

Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave,Të ndryshme.

Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave.

Në njoftim thuhet se pas mbledhjes, mediat dhe publiku do të njihen me vendimet e Kryesisë, nëpërmjet komunikatës dhe do të sigurohen pamje nga fillimi i mbledhjes.