Krempite e parezistueshme: Kremoze dhe me shije të mrekullueshme, e duan të gjitha gjeneratat!
Ëmbëlsirë e shkrifët dhe të butë, me një shije shumë karakteristike
Ju nevojiten kore të gatshme për krempite. Gjithashtu, mund t’i përhapni dhe t’i piqni dy kore nga petët e brumit të ngrirë apo të ngjishni brumin dhe t’i piqni dy kore brumi shtëpiake.
Përvishjuni punës, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:- 2 l qumësht;- 0,5 l ujë;- 250 g xhelatinë;- 40 lugë sheqer;- sheqer vaniljeje;- 6 vezë (të bardhët dhe të verdhët e ndarë);- 6 lugë miell të vrazhdë;- 250 ml ajkë për krem.
▪ Qumështin dhe sheqerin qitni në zjarr që të vlojnë, ndërkaq gjatë asaj kohe në një enë të veçantë qitni ujë, shtoni të verdhët, xhelatinën dhe miellin dhe tundni mirë.
▪ Në qumështin e vluar tundeni përzierjen e ujit dhe të verdhët e vezëve dhe zieni në krem.
▪ Në një enë të veçantë përzieni të bardhët e vezëve deri sa të bëhen si borë e ngurtë dhe e lehtë dhe gradualisht përzieni në kremin e nxehtë.
▪ Kremin e përftuar qiteni në kore të brumit dhe ftoheni.
▪ Në kremin e ftohur qitni ajkën e tundur për shllag dhe vendoseni koren e dytë të brumit.
▪ Krempiten ftoheni edhe pak dhe pastaj shërbejeni. /Telegrafi/


