Please enter at least 3 characters.

Kremlini tregon se për çka diskutuan Putini dhe ish-komandanti i Wagnerit

2023/09/1695972437-2023-09-29T070734Z_1801173576_RC25I3AE93EO_RTRMADP_3_UKRAINE-CRISIS-PUTIN-WAGNER-scaled-e1695972526922-750x497-1.jpg
300:"Russian President Vladimir Putin meets with senior former commander of the Wagner mercenary group Andrei Troshev and Deputy Defence Minister Yunus-Bek Yevkurov in Moscow, Russia, September 28, 2023. Sputnik/Mikhail Metzel/Pool via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY.
11:"via REUTERS

Presidenti rus, Vladimir Putin u takua me zëvendësministrin rus të Mbrojtjes, Yunus-Bek Yevkurov dhe ish-komandantin e grupit mercenarë Wagner, Andrey Troshev.

Putin ka biseduar rreth “garancive sociale” për këdo që ka luftuar për të “mbrojtur atdheun”, sipas një transkripti të pjesshëm të takimit. Ai përmendi gjithashtu një takim të mëparshëm me Troshevin, në të cilin ata kishin biseduar për formimin e njësive luftarake vullnetare për të luftuar në Ukrainë.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti raportoi të premten se Troshev "po punon tashmë me ministrinë e mbrojtjes", duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, raporton cnn.

Kujtojmë se Troshev është kolonel i pensionuar dhe anëtar themelues dhe drejtor ekzekutiv i grupit Wagner, sipas dokumenteve të sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe Francës.

Në muajin qershor, Putin propozoi që Troshev të komandonte grupin ushtarak privat pas rebelimit të dështuar të Wagnerit, ku disa ditë më vonë mbeti i vdekur - pas rrëzimit të një aeroplani - udhëheqësi i mercenarëve, Yevgeny Prigozhin.

Pas rebelimit të dështuar, ekspertët e sigurisë parashikuan se Kremlini do të përpiqet të rekrutojë grupin në ushtrinë ruse. Në fillim të kësaj jave, zyrtarët ukrainas thanë se luftëtarët e Wagnerit ishin kthyer në frontin lindor, tani duke punuar si individë për Ministrinë Ruse të Mbrojtjes. /Telegrafi/