Krasniqi transferohet për gjashtë muaj në Istog
02/02/2015
Ai ka arritur marrëveshje deri në fund të edicionit 2014/2015. Ndërsa, lajmin e ka bërë të ditur për Kohën Ditore ish-futbollisti i Prishtinës, Partizanit e Teutës. Me këtë të fundit luajti në pjesën vjeshtore të Superligës së Shqipërisë.
"Kam arritur marrëveshje deri në fund të këtij edicioni me Istogun. Shpresoj t'i ndihmoj kësaj skuadre për t'i arritur synimet e saj", ka thënë Krasniqi, transmeton Koha.net.
Synimet e Istogut janë që të arrijë mbijetesën në Superligë. Pjesën vjeshtore e mbylli në pozitën e dhjetë me 16 pikë. /Telegrafi/


