Please enter at least 3 characters.

Krasniqi për kërkesën për shfuqizim të Speciales: Po mbrohen pak individë që i lidhë gjithçka - pos interesi kombëtar!

2017/11/Jakup-Krasniqi-foto-ridvan-1200x630.jpg

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënës e qëndrimet e deputetëve të Nismës për shfuqizimin e Speciales, janë krejtësisht mbi bindjet individuale. Ai ka shtuar se Nisma në organet e veta nuk ka diskutuar për këtë çështje.“NE NUK MUND TË JEMI MIQ ME ASNJË TJETËR NËSE NUK JEMI E MIRA E VETËSShqiptarëve dhe ndërkombëtarëve (sidomos atyre të zëshmeve të sotëm), në këto momente me duhet t’ua tregoj një urti të shqiptarëve të urtë, që pushtuesit i kishin lënë pa shkollë në gjuhën e mëmës, e cila thotë:“Kush bie në shtrat me fëmijë, zgjohet i lagur”!Ne dhe ju miq, kemi kohë që jemi ne një shtrat me fëmijë. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe në rastin tonë!Kësaj radhe kaq për zhvillimet e papritshme të natës se sotshme!Po të dëgjonin me kohë, fëmijët e natës se sotme, JO-JA do bëhej me kohë!Dikush duhet të jep përgjegjësi, pse Jo-ja nuk u tha kur ishte koha!Atëherë do mbrohej Kosova! Sonte po mbrohen pak individë që i lidhë gjithçka tjetër, veç jo kurrë interesi kombëtar!Gjërat e pa matura shtatë herë, nuk besoj që dalin mirë! Kështu thotë i urti populli im!Unë e respektoj urtinë e popullit tim.Kur ishte interesi i Kosovës. NISMA ishte kundër!Interesa individësh nuk mbrojmë ne dem te Kosovës!P.S.Qëndrimet e deputetëve të NISMES, në ketë situatë janë krejtësisht mbi bindjet individuale!Nisma në organet e veta nuk ka diskutuar për ketë çështje” (sic.), ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/