Please enter at least 3 characters.

KQZ-ja sot certifikon partitë parlamentare për pjesëmarrje në zgjedhje lokale

2021/06/KQZ-salla-e-zbrazet-foto-Ridvan-Slivova.jpg

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhe sot për të certifikuar subjektet politike dhe kandidatët për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit.

Mbledhja e KQZ-së, pritet të fillojë në orën 13:30.

Po ashtu gjatë mbledhjes së sotme në rend të ditës për certifikim janë edhe subjektet politike parlamentare.

Deri më tani, KQZ-ja ka certifikuar 48 subjekte politike me 552 kandidatë, ndërsa ka vendosur të mos certifikojë 2 kandidatë të pavarur për shkak të mospërshtatshmërisë së tyre me nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Numri i kandidatëve që do të certifikohen në këto zgjedhje lokale, pritet të jetë mbi 5 mijë kandidatë.