Kozniku e dëshiron Zhdrellën?
Ish-sulmuesi i mirënjohur kosovar i cili drejtimin e skuadrës tetovare e mori muaj më parë, po ka shumë suksese në klubin që bënë gara në elitën e futbollit në Maqedoni.
“E dua një kosovar në ekip. Këtë e them pasi që Tetova dhe Kosova janë shumë afër dhe pa shumë problem, mund që futbollistët nga Kosova të përshtaten në këtë klub”, ka thënë Ardian Kozniku të dielën për Arenën.
Në pyetjen se a e ka ‘piketuar’ ndonjë futbollist, Kozniku deklaroi: “Kam në mendje dikë por që momentalisht nuk mund ta përmend pasi që mund t’i shkaktojë probleme klubit dhe lojtarit”.
Ndryshe, gazeta mëson se është mesfushori i Prishtinës, Mentor Zhdrella, i preferuari i Ardian Koznikut. Në pyetjen se a është Zhdrella i preferuari i tij. Kozniku pohoi: “Të lutem mos me ngushto”. /Telegrafi/


