Please enter at least 3 characters.

Koulibaly drejt PSG-së, blen apartament luksoz në qendër të kryeqytetit francez

2020/02/GettyImages-1205934358.jpg
265:"MILAN, ITALY - FEBRUARY 12: Kalidou Koulibaly of SSC Napoli greets the fans prior to the Coppa Italia Semi Final match between FC Internazionale and SSC Napoli at Stadio Giuseppe Meazza on February 12, 2020 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Paris Saint-Germain vazhdon të jetë i lidhur me Kalidou Koulibaly, ku shpresojnë që të përforcohen me të në verë. 

Napoli aktualisht po përpiqet t’i largojë klubet e interesuara dhe ka vendosur një çmim prej 150 milionë eurosh.

Por Calciomercato.com ka raportuar se të dy klubet tashmë janë duke negociuar dhe se gjigantët e Ligue 1  e shohin 28-vjeçarin si zëvendësimin perfekt për Thiago Silvan, që pritet të largohet nga kryeqyteti francez, pasi kontrata e mbrojtësit brazilian skadon këtë verë.

Kalidou Koulibaly. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Kalidou Koulibaly, ka mbërritur në Napoli nga KRC Genk në vitin 2014.

Ai  dyshohet se ka blerë një apartament afër Kullës Eiffel dhe zërat për një lëvizje në PSG janë rritur këtë mëngjes.

Le Parisien raporton se senegalezi ka blerë një apartament në vlerë 4 milionë euro në qendër të qytetit.

Kalidou Koulibaly . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Koulibaly ka luajtur 15 ndeshje në Serie A këtë sezon dhe ka gjithsej 233 paraqitje për Napolin që nga ardhja e tij nga Genk. /Telegrafi/