Kosovë 1-1 Bullgari, statistikat e ndeshjes
Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar me rezultat 1-1 ndaj Bullgarisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.
Dardanët i kanë nisur me barazim ndeshjet eliminatore për Kampionatin Evropian pasi në stadiumin 'Fadil Vokrri' kanë marrë një pikë në kuadër të Grupit A.
Megjithatë, djelmoshat e trajnerit Bernard Challandes ishin dukshëm më të mirë në këtë ndeshje, duke dominuar në çdo aspekt.
Kosova ishte më e mirë në posedimin e topit, rastet për gol, por edhe pasimet e kompletuara.
Statistikat e ndeshjes Kosovë-Bullgari: Kosovë 1-1 Bullgari:Gjuajte drejt portës: 12-4Gjuajte në kornizën e portës: 5-2Rivënie nga këndi: 7-4 Pozita jashtë loje: 4-3 Posedimi i topit: 62%-38%Pasimet: 565-330Pasime të kompletuara: 464-234Kartonë të verdhë: 3-5 /Telegrafi/


