Please enter at least 3 characters.

Kosova U20 merr fitoren e parë në FIBA U20 EuroBasket, mposht Suedinë

Kosova U20 shënoi fitore në ndeshjen e parë të FIBA U20 EuroBasket, Divizioni B, me rezultat 71:64. 

Dardanët e rinj zhvilluan një ndeshje fantastike, duke dominuar në pjesën më të madhe të kohës.

 Pjesa e parë nisi më mirë për suedezët, të cilët e fituan çerekun e parë me rezultat 12:17.

 Megjithatë, në periudhën e dytë, Dardanët u rikthyen fuqishëm, duke fituar çerekun e dytë me 24:15.

Në periodën e tretë, suedezët u rikthyen sërish, duke e fituar atë me rezultat 16:19, por pas një loje shumë interesante, Dardanët e rinj e rikthyen epërsinë dhe siguruan fitoren me rezultat të përgjithshëm 71:64.

Më të mirët për Kosovën ishin Orges Shatri me 20 pikë, Jon Ismajli me 14 pikë dhe Rron Dahsyla me 13 pikë./Telegrafi/