")
Please enter at least 3 characters.

Kosova, për befasi

2016/01/kosova-p-euml-r-befasi_hd.jpg

Vetëm 16 shtete do të jenë pjesë e kësaj ngjarje, si: Kosova, Australia, Ishujt Faro, Armenia, Andorra, Bullgaria, Kameruni, Kina, Estonia, Britania e Madhe, Irlanda, Letonia, Shqipëria, Malta, Moldavia e Uruguai. Grupet kanë pësuar disa ndryshime shkaku i mungesave, kështu që Kosova tani do të garojë në Grupin A, bashkë me

Australinë, Armeninë dhe Ishujt Faro. Gjithsejtë janë katër Grupe. Nga çdo grup do të kualifikohen nga dy ekipe që përfundojnë në dy pozitat e para.

Federata e Hendbollit e Kosovës shpreson që reprezentacioni kosovar të befasojë në këtë eveniment. “Reprezentuesit e Kosovës tashmë janë duke zhvilluar stërvitjet dhe së paku sipas diskutimeve të deritashme dhe duke shikuar në detaje reprezentacionet tjera, personalisht mendoj se do të kemi rezultatet të mira dhe se Kosova luan në terren të veten. Besoj se do të jemi befasi dhe do të kemi rezultatet të mira”, ka thënë në kryetari i FHK-së, Eugen Saraçini.

Finalja e kësaj gare do të zhvillohet më 26 qershor në kryeqytet, ku prezentë do të jenë edhe dy figura të mëdha – kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), Hassan Moustafa, dhe numri 1 i Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF), Jean Brigault.

Saraçini tha se fituesi i kësaj gare shpërblehet me 20 mijë euro, kurse vendi i dytë me 5 mijë euro.