Please enter at least 3 characters.

Kosova nis përgatitjet për finalen me Turqinë, nën atmosferë pozitive zhvillohet stërvitja e parë

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot (e shtunë) stërvitjen e parë në stadiumin Fadil Vokrri, në kuadër të përgatitjeve për përballjen finale të ‘play-off’-it për Kupën e Botës ndaj Turqisë, që do të luhet të martën nga ora 20:45.

Pavarësisht motit me shi, atmosfera në ekipin kombëtar ishte shumë e mirë, me lojtarët që treguan përkushtim dhe energji pozitive gjatë seancës stërvitore në Prishtinë.

Përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion të gjithë 25 futbollistët, çka i jep mundësi të plotë për të përgatitur strategjinë më të mirë për këtë sfidë vendimtare, pas fitores së madhe në udhëtim te Sllovakia me rezultat 4-3.

Kosova synon të shfrytëzojë maksimalisht ditët në vijim për të qenë sa më e gatshme, ndërsa fokusi mbetet te një paraqitje e fortë dhe arritja e objektivit të madh, kualifikimi në Kupën e Botës 2026.

Mbulueshmëria speciale e ngjarjes është mundësuar nga DFK Group, Daakonn Investments, Voom, Patos Kosova dhe 99esim. /Telegrafi/