Kosova miqësore me Shqipërinë
07/02/2015
Dy vendet mike do të përballen mes vete në muajin qershor. Kështu bëjnë të ditur burime të Gazetës Olle pranë Federatës së Futbollit të Kosovës.
Sipas tyre, ka mbetur vetëm data të përcaktohet për t’u luajtur ndeshja. Takimi pritet të luhet në Kosovë.
Ndërkohë, nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi, tha se gjasat janë të luhet ky takim. “Jemi në negociata. Ndeshja mund të luhet, por nuk kemi ende marrëveshje. Me Shqipërinë nuk e kemi problem të luajmë. Mund të luajmë mes datave, ashtu siç kemi luajtur me Turqinë. Dëshira është edhe e publikut të luajmë me ta”, deklaroi Ademi për Gazetën Olle.
Shqipëria në qershor luan me Francën miqësore, kurse me Kosovën pritet të luajë disa ditë para këtij takimi.


