Kosova është e gatshme për regjistrimin
Sipas Everares, se regjistrimi do të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare dhe përfshinë përgatitjen teknike, atë të buxhetit dhe të legjislaturës.
Ministrja Tahiri tha se nuk ka asnjë vakum institucional që do të pengonte fillimin e këtij procesi.
“Ne do të jemi këtu edhe gjatë muajve të ardhshme dhe të vëzhgojmë procesin. Situata e fundit politike në vend nuk ka ndikuar aspak në përgatitjet për këtë proces”, tha Tahiri.
Shqetësim mbetet vetëm çështja nëse regjistrimit do t’i përgjigjen edhe serbët e veriut, pasi që shpesh ata deklarojnë se do ta refuzojnë këtë proces. Ministrja në dorëheqje Tahiri, duke i ka ftuar serbët që të jenë pjesë e regjistrimit. Ajo tha se ky proces nuk është politik, por thjesht proces teknik. Me këtë konstatim, u pajtua edhe drejtori i EUROSTAT-it, duke shtuar se pjesëmarrja e serbëve është në dobi të tyre.
“Ne flasim për Kosovën si shtet dhe e dimë se mbulimi i të dhënave në veri mund të organizohet ndryshe dhe ne po punojmë ende për ta zbatuar në praktikë”, tha Everares. /Telegrafi/


