Please enter at least 3 characters.

Kosova dhe Holanda së shpejti me marrëveshje për sigurime sociale

2018/07/sigurime_sociale.jpg

Pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve të para ndërkombëtare për sigurime sociale, ajo me Mbretërinë e Belgjikës dhe Konfederatën e Zvicrës, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme i dha dritën jeshile nismës së propozuar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica edhe për fillimin e negociatave për marrëveshje për sigurime sociale mes Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës.

"Propozimi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ka marr miratimin e kabinetit qeveritar për nismën e lidhjes së Marrëveshjes për sigurime sociale në mes të Mbretërisë së Holandës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës", thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Telegrafi/