Please enter at least 3 characters.

Kosova bëhet temë në Austri, përplasen rreth njohjes së Kosovës

2018/02/000_U453Q-e1510244196163-768x450.jpg

Ministrja e Punëve të Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl është distancuar nga deklarata e zëvendës-kancelarit të Austrisë, Heinz-Christian Strache, i cili deklaroi sot se Kosova është pjesë e Serbisë.

Njohja e Kosovës është çështje e Serbisë, kurse presioni mbi të për ta pranuar Kosovën është mënyrë e gabuar, tha Heinz-Christian Strache, para vizitës në Beograd.

Në një intervistë për mediumin Die Presse, Elisabeth Hechenleitner, zëdhënësja e kryediplomates Kneissl, deklarimet e zëvendës-kancelarit austriak, i  quajtur të pamatura.

https://telegrafi.com/zevendes-kancelari-austriak-deshiron-qe-vendi-tij-te-ndermjetesoje-mes-kosoves-dhe-serbise/

Strache përveç tjerash, thuhet të ketë pohuar se ka kritikuar ashpër njohjen që shteti austriak i ka bërë pavarësisë së Kosovës.

Por Hechenleitner, ka përseritur  se njohja e Austrisë për Kosovën është një fakt i pakthyeshëm.

“Njohja e Kosovës si shtet i pavarur nga Austria është një fakt i pakundërshtueshëm, dhe kjo njohje nuk mund të ndryshohet”, ka thënë ajo. /Telegrafi/