Kosova 3-2 Irlanda e Veriut, detajet e fitores
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova zhvilloi ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Irlandës së Veriut.
Dardanët arkëtuan tri pikë falë triumfit prej 3-2 për të garuar me Greqinë për pozitën e parë në grup.
Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për detajet e sfidës ndërmjet Kosova 3-2 Irlanda e Veriut.
09/06/2022 22:44-Situata në grup
09/06/2022 22:43-Statistikat e ndeshjes
09/06/2022 22:38-Përfundon ndeshja
Kosova ka arritur fitore prej 3-2 përballë Irlandës së Veriut në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Dy gola nga Vedat Muriqi (9’ dhe 52’) dhe një nga Zymer Bytyqi (19’) mjaftuan për triumfin kundrejt dy golave të mysafirëve që i shënuan Shayne Lavery (45’) dhe Daniel Ballard (83’).
09/06/2022 22:35
90'+1 Kalon edhe një situatë e rrezikshme për portën tonë.
09/06/2022 22:31
89' Milot Rashica lëshon vend për Emir Sahitin, i cili debuton për Kosovën.
09/06/2022 22:25-Kosova 3-2 Irlanda e Veriut
83' Pas një harkimi në zonë nga Jordan Thompson, Daniel Ballard e ngushtoi rezultatin. Në vijim mysafirët rrezikuan në dy raste që nuk u konkretizuan.
09/06/2022 22:20
79' Valon Berisha lëshon fushën, Domgjoni inkuadrohet në lojë.
09/06/2022 22:17
75' Rudhani largohet nga loja, inkuadrohet Betim Fazliji.
09/06/2022 22:07
66' Vendasit vazhdojnë të tregohen të rrezikshëm në përpjekje për të shënuar edhe gola të tjerë.
09/06/2022 22:03
62' Tjetër moment për Rashicën, por ishte pozitë jashtë loje.
09/06/2022 21:53-Vedat Muriqiiiiiii, 3-1
52’ Nuk kanë kaluar shumë minuta brenda pjesës së dytë dhe Kosova e ka realizuar edhe golin e tretë. Ishte sërish Vedat Muriqi me golin e dytë personal në këtë takim.
Pas konsultimit të VAR-it gjyqtari e konfirmoi golin.
https://twitter.com/Gols_tudo/status/1534987929491324948
09/06/2022 21:47-Fillon pjesa e dytë
46’ Ka nisur pjesa e dytë e takimit ndërmjet Kosovës dhe Irlandës së Veriut, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Dardanët janë në epërsi prej 2-1 me golat e Vedat Muriqit (9’) dhe Zymer Bytyqit (19’), për mysafirët realizoi Shayne Lavery (45’).
09/06/2022 21:45-Statistikat e pjesës së parë
09/06/2022 21:32-Përfundon pjesa e parë
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Irlandës së Veriut e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Vedat Muriqi realizoi nga penallti, ndërsa Zymer Bytyqi e dyfishoi epërsinë.
Një gol për mysafirët e shënoi Shayne Lavery.
https://twitter.com/Gols_tudo/status/1534977465784975367
https://twitter.com/Gols_tudo/status/1534981555281616897
09/06/2022 21:30-Kosova 1-2 Irlanda e Veriut
45' Mysafirët arritën ta ngushtonin rezultatin me një gol të shënuar nga Shayne Lavery
https://twitter.com/Gols_tudo/status/1534981555281616897
09/06/2022 21:29
43' Tjetër rast. Bytyqi harkoi, Dresevic goditi me kokë, ndërsa portieri e nxori jashtë.
09/06/2022 21:26
40' Vazhdon epërsia prej dy golash e Kosovës. Dardanët po e imponojnë ritmin e lojës.
09/06/2022 21:18
32' Goditje tjetër spektakolare nga Florent Muslija, por pret portieri irlandez.
09/06/2022 21:15
30' Përpjekje e Rashicës nga largësia, por është qendrore dhe e pret portieri kundërshtar.
09/06/2022 21:05-Gooool... Kosova 2-0 Irlanda e Veriut
19' Asistim i mrekullueshëm nga Milot Rashica dhe Zymer Bytyqi ishte fantastik për ta shënuar golin e dytë.
https://twitter.com/Gols_tudo/status/1534977465784975367
09/06/2022 21:03-Festa e kryeministrit Kurti në momentin e golit të Muriqit
09/06/2022 21:02
17' Situatë e mirë për Rashicën, por ishte pozitë jashtë loje.
09/06/2022 20:58
12' Situatë e rrezikshme për portën e Ujkanit. Topi shkon jashtë.
09/06/2022 20:54-Goooool... Kosova 1-0 Irlanda e Veriut
9' Vedat Muriqi e kalon Kosovën në epërsi nga pika e bardhë. Për koincidencë ky gol ishte në minutën e nëntë që lidhet me legjendën Fadil Vokrri.
09/06/2022 20:53-Penallti për Kosovën
8' Ndërhyrja në Rashicën ndëshkohet me penallti.
09/06/2022 20:52
7’ Minutat e para i shfaqin të dyja skuadrat të kujdesshme, në përpjekje për t’i ndërtuar aksionet e tyre.
09/06/2022 20:45-Fillon ndeshja Kosova-Irlanda e Veriut
1’ Në “Fadil Vokrri”, ka nisur sfida ndërmjet Kosovës dhe Irlandës së Veriut në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Synimi i Dardanëve është rikthimi te fitorja dhe sigurimi i pikëve të plota.
09/06/2022 20:41-Intonohen himnet
Skuadrat kanë zbritur në fushë dhe tashmë po intonohen himnet shtetërore para fillimit të takimit.
09/06/2022 20:39-Tifozi i Irlandës së Veriut bën simbolin e shqiponjës
09/06/2022 20:21-Ovacione të shumta derisa po nxehen lojtarët e Kosovës
09/06/2022 20:05-Futbollistët e Irlandës së Veriut duke bërë nxehje
09/06/2022 19:57-Forma e skuadrave në pesë ndeshjet e fundit
09/06/2022 19:31-Lojtarët e Kosovës që do të zbresin në fushë nga minuta e parë
09/06/2022 19:21-Formacionet zyrtare
KOSOVA: Ujkani; Kastrati, Rrahmani, Rrudhani, Kryeziu; Muslija, Dresevic, Berisha; Rashica, Muriqi, Bytyqi.
Irlanda e Veriut: Peacock-Farrell; Ballard, Evans, Brown; Spencer, McCann, Saville, S.Davis, McMenamin; Lavery, Lafferty.
09/06/2022 19:18-Mungesa dhe lëndime te Kosova
Trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka probleme të mëdha në këtë sfidë pasi ka mungesa të shumta me futbollistë të lënduar dhe me kartonë.
Mërgim Vojvoda ka humbur dy sfidat e para shkaku i lëndimit dhe nuk do të luajë fare, derisa i lënduar është edhe Edon Zhegrova që nuk do të paraqitet në këtë takim.
Ndërkohë, dy mungesat e tjera janë ato të Arijanet Muric dhe Fidan Alitit që u ndëshkuan me kartonë të kuq në duelin ndaj Greqisë.
Vedat Muriqi ka bërë të pamundurën për të luajtur.
09/06/2022 19:17-Ndeshja e tretë në Ligën e Kombeve
Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e tretë në kuadër të kampanjës kualifikuese për Ligën e Kombeve.
Dardanët do të përballen me Përfaqësuesen e Irlandës së Veriut në një ndeshje shumë të rëndësishme në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Pas dy ndeshjeve të para në Grupin 2 të Ligës C, Kosova ka tri pikë ku ka marrë një fitore dhe ka pësuar një disfatë.
Në anën tjetër mysafirët nga Irlanda e Veriut kanë vetëm një pikë, pasi pësuan humbje nga Greqia dhe barazuan me Qipron.
Kosova ka shumë mungesa për këtë takim, pasi mungojnë Arijanet Muric e Fidan Aliti shkaku i kartonëve, derisa Edon Zhegrova për shkak të lëndimit.
Dueli mes Kosovës dhe Irlandës së Veriut zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45.
Në këtë sfidë pritet të ketë numër të madh të tifozëve, pasi tanimë janë shitur të gjitha biletat.
09/06/2022 19:16-Legjenda Fadil Vokrri, 34 vite më parë ua shënoi dy gola irlandezëve
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi ka kërkuar nga sulmuesit e Kosovës që sonte të japin maksimumin në fushë për të gjetur golin në mënyrë që ato t’i dedikohen legjendës së futbollit të Kosovës Fadil Vokrri në përvjetorin e katërt të vdekjes së tij.
I pari i FFK-së ka publikuar një video me dy golat e Vokrrit pikërisht kundër kundërshtarit të sotëm të Kosovës, Irlandës së Veriut në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 1988.
09/06/2022 19:07-Krerët e FFK-së dhe futbollistët e Kosovës kanë bërë homazhe te varri i legjendës Fadil Vokrri
Presidenti Agim Ademi në shoqëri të KE të FFK-së, komplet ekipit të Përfaqësueses së Kosovës, veteranëve të futbollit, administratës së FFK-së si dhe tifozëve “Dardanët” kanë bërë sot homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh te varri i ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, me rastin e katër vjetorit të vdekjes së tij.


