Please enter at least 3 characters.

Kosnett kujton masakrën e Reçakut: Rikonfirmojmë angazhimin tonë për të siguruar drejtësi

2020/06/Philip-Kosnett-foto-Ridvan-Slivova-6-e1613656361180.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka kujtuar masakrën e Reçakut në 22 vjetorin e saj.

Kosnett në një postim në Twitter, ka shkruar se sot rikonfirmojmë angazhimin tonë për të siguruar drejtësi.

“Sot qëndrojmë me Kosovën në nderimin dhe kujtimin e viktimave të Masakrës në Reçak dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për të siguruar drejtësi për familjet dhe më të dashurit e tyre”, ka shkruar Kosnett.

Sot, 15 janar 2021, janë bërë 22 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak, ku u vranë 45 civilë. /Telegrafi/