Please enter at least 3 characters.

Koscielny tregon arsyen e largimit nga Arsenali: Nuk isha i lumtur

2019/12/LaurentKoscielnyarsel-2.jpg
287:"BAKU, AZERBAIJAN - MAY 29: Laurent Koscielny of Arsenal looks dejected as he walks past the Europa League Trophy whilst coduring the UEFA Europa League Final between Chelsea and Arsenal at Baku Olimpiya Stadionu on May 29, 2019 in Baku, Azerbaijan. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Laurent Koscielny ka folur lidhur me vendimin e tij për t'u larguar nga Arsenali në verën e kaluar, një vendim që e befasoi shumëkënd te klubi duke i përfshirë edhe tifozët që nuk e prisnin largimin e tij.

Ish-kapiteni i Topçinjve ka thënë se ai nuk ishte i lumtur në Emirates dhe se kishte nevojë të kthehej në shtëpi me familjen e tij për një sfidë të re.

Ndeshja e tij e fundit ishte finalja e Ligës së Evropës ndaj Chelseat në fund të sezonit 2018/2019, të cilën Arsenali e humbi me rezultat 4-1.

Laurent Koscielny (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

"E kuptoj se tifozët e Arsenalit nuk e kanë pritur largimin tim. Askush nuk e ka pritur. Që ta bëj më të thjeshtë, nuk isha i lumtur ashtu siç kam qenë në ditën e parë që nënshkrova".

"Dhe së bashku me familjen time, duhej të ktheheshim në Francë dhe të kishim një sfidë të re", ka treguar Koscielny për Canal+.

Qendërmbrojtësi aktualisht luan te Bordeaux në Ligue 1 dhe ka qenë i rregullt në fazën e mbrojtjes për klubin që synon një vend që dërgon në Evropë. /Telegrafi/

Laurent Koscielny (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)