Please enter at least 3 characters.

Koreja e Veriut prodhon raketë të re (Video)

2016/01/koreja-e-veriut-prodhon-raket-euml-t-euml-re-video_hd.jpg

Besohet se ajo është e ngjashme me “KH-35”-n ruse, e cila hyri në përdorim në vitin 2003.

Raketat CRUISE janë relativisht të lira, të lehta për t’u prodhuar dhe mund të lëshohen në numra të mëdhenj nga deti, toka dhe ajri.

Më të thjeshtat e tyre kanë një rreze veprimi prej 100 kilometrash, mund të komandohen nga kompjuterët në bordin e avionit luftarak, e janë mjaft të preferuara, sidomos për shënjestrimin e objektivave të përcaktuar.

Pjesa më e madhe e raketave, që ka zotëruar deri tani Peniani, janë shumë më të mëdha e me rreze më të gjatë veprimi.

Vendi komunist është sot nën sanksionet e OKB-së, pikërisht për shkak të programeve të tij të armëve dhe ambicieve bërthamore. /Top Channel/