Please enter at least 3 characters.

Kontrabandë në rajonin e Vitisë, konfiskohet mish peshku në vlerë mbi 12 mijë euro

2021/03/Untitled-7-e1617199716865.jpg

Gjatë ditës së sotme njësite e Doganës kanë parandaluar kontrabandimin e produkteve ushqimore në rajonin e Vitisë.

Sipas një njoftimi nga Dogana e Kosovës thuhet se njësite kanë identifikuar një automjet transportues i cili kishte arritur që nëpërmjet vijës së gjelbër të hynte me mallra të kontrabanduara në Kosovë.

“Sasia totale e mallrave ushqimore kalon vlerën mbi 12,000 mijë euro, pjesa përbërëse e saj është mish peshku.

Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria dhe nen udhëheqjen e Prokurorit Kujdestar pas Intervistimit dy persona të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar ne mbajtje.

Nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke u kontrolluar edhe disa lokacione te tjera”, thuhet në njoftim./Telegrafi/