Please enter at least 3 characters.

Konjufcës i shkruan homologu i tij hungarez: Ju siguroj për mbështetjen e Hungarisë për integrimin e Kosovës në BE

2021/03/mbledhja-e-Kryesise-se-Kuvendit-Glauk-Konjufca-foto-Ridvan-Slivova-5.jpg

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pranuar letër urimi nga kryetari i Kuvendit të Hungarisë, László Kövér, me rastin e zgjedhjes në krye të legjislativit të vendit.

Në letrën e tij, kreu i parlamentit hungarez i ka konfirmuar Konjufcës mbështetjen e Hungarisë për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

"Gjithashtu, dëshiroj t’ju sigurojë për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”, thuhet në letër.

Letra e plotë:I nderuar z. Kryetar,Ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta dhe dëshirat më të mira për zgjedhjen tuaj në pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.Unë konsideroj se bashkëpunimi ndërparlamentar është një element i rëndësishëm për marrëdhëniet e mira ndërmjet Hungarisë dhe Republikës së Kosovës, dhe patjetër mund të mbështeteni në mua kur bëhet fjalë për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtyre lidhjeve.Gjithashtu, dëshiroj t’ju sigurojë për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.Ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë dhe ju dëshiroj shëndet të mirë në punën tuaj të përgjegjshme. ​/Telegrafi/