Please enter at least 3 characters.

Konfirmohen emrat e ambasadorëve të rinj

2016/01/f.0630202950714_m.jpg

Procedura pastaj vijon në MPJ dhe presidenca dhe deri te Komisioni për emërime në Parlament.

“Për shkak të respektimit të procedurave diplomatike, në të cilët për raste të tilla marrin pjesë edhe institucionet tjera siç është presidenti, nuk mund të japim detaje në aspektin e procedurës dhe profilizimin e kuadrove deri në momentin e përfundimit të procedurave diplomatike. Pra me këtë konfirmoj hyrjen e emrave të apostrofuar në procedurë qeveritare”, tha zëdhënësi i qeverisë Muhamet Hoxha.

Ashtu siç bëri të ditur “Zhurnal”, një ditë më parë, bëhet fjalë për vendet si në Gjenevë që do të drejtohet nga Gazmend Iljazi, aktualisht i punësuar në Ambasadën amerikane.

Kurse, Shaban Jashari do jetë kuadri i radhës për ambasador në Katar, ndërsa Ekrem Ebibi do të drejtojë postin e ambasadorit në Bern në vend të kuadrit aktual Ramadan Nazifi. Ndërkohë, Naim Mehmeti do të ushtrojë postin e ambasadorit në Kopenhagë, ndërsa ambasadorit aktual Agron Buxhaku i vazhdohet mandati në Paris të Francës.

Ndërkohë, si për “nënçmim” Antonio Milloshoski do të dërgohet për ambasador në Zagreb të Kroacisë. Por, gjithsesi se kjo varet edhe prej agremanëve në vend ku shkojnë ambasadorët e rinj, ku në të ardhmen ata duhet edhe të ushtrojnë postet. /Telegrafi/