Please enter at least 3 characters.

Konfirmohen 700 pacientë të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni

2021/01/106801639-16062325112020-11-24t032850z_1485012413_rc2f9k9irhc3_rtrmadp_0_health-coronavirus-usa-texas.jpeg

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 700 pacientë të shëruar nga coronavirusi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas qyteteve në Shkup - 291, Kavadar - 52, Negotinë - 42, Ohër - 38, Veles - 36, Prilep - 35, Kumanovë - 26, Kriva Pallankë - 25, Gostivar - 23, Gjevgjeli - 18, Manastir - 15, Strugë - 14, Strumicë - 13, Koçan - 11, Bogdanci - 10, Tetovë - 8, Berovë - 7, Shtip, Radovish dhe Demir Kapi nga 5, Probishtipi dhe Vallandova nga 4, Sveti Nikollë dhe Kratovë nga 3, Demir Hisar - 2, Kërçovë , Resnjë, Vinicë, Krushevë dhe Makedonski Brod nga 1.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 119.828, numri i pacientëve të shëruar është 101.474, numri i vdekjeve është 3.503, ndërsa numri i rasteve aktive është 14.851.

Numër më të madh të rasteve aktive nga në Shkup 7.604, pason Prilepi me 940, Kavadari 616, Kumanova 547./Telegrafi/