Please enter at least 3 characters.

Konferencë për mbështetjen dhe fuqizimin e sistemit të prodhimit

2018/02/konferenca_1656.jpg

Mbahet sot konferencë për Hapjen e Projektit të Binjakëzimit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje në fuqizimin e kapaciteteve të sistemit të prodhimit dhe mbrojtjes së bimëve në Kosovë”.

Ky është projekti i parë i financuar nga Bashkimi Evropian për sektorin fitosanitar në Kosovë. Ai do të mbështes autoritetet kosovare në ngritje të kapaciteteve të kontrollit të sëmundjeve dhe dëmtuesve të bimëve, në mënyrë që të sigurohet sistemi efektiv i kontrollit të organizmave të dëmshëm për bimët dhe produkte bimore në përputhje me standardet fitosanitare të BE-së. Përfitues i këtij projekti është Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës. /Telegrafi/