Please enter at least 3 characters.

Komuna e Prishtinës sërish dezinfekton rrugët dhe hapësirat publike  

2020/04/larjaerrugeve.jpg

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga sot fillojmë me aksionin e dezinfektimit të rrugëve dhe hapësirave publike, për herë të dytë në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se ky dezinfektim është pjesë e masave mbrojtëse të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

“Duke bërë dezinfektimin e hapësirave publike dhe mobilerisë urbane (ulëseve, shportave, shtyllave etj.) përmes pompave të krahut. Ky dezinfektim është pjesë e masave mbrojtëse të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së #covid19. Kurse, qytetarët i lusim që t'i shmangin maksimalisht daljet”, thuhet në njoftim.